Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen

27 Mars 2026 | 15:30

Katër djemtë shqiptarë të cilët u ndaluan në Serb i mësohet se do të lirohen menjëherë. Ata mësohet se do të hetohen më pas në gjendje të lirë. Lajmin e ka njoftuar kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përmes një postimi në “Facebook”.

Sipas autoriteteve serbe ata “kanë nxitur urrejtje kombëtare” përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Ata janë identifikuar me iniciale A. S. 37 vjeç, E. V. 42 vjeç, E. G. 48 vjeç dhe A. C. 18 vjeç, ndërsa akuzohen për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Sipas Policisë serbe, A. S. ka publikuar në Facebook një video ku shfaqet duke udhëtuar me një automjet tip “Audi”, së bashku me tre të tjerët, në një autostradë në Serbi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026