FIAA mban konferencë për Energjinë e Rinovueshme dhe strategjinë e rritjes 2030
Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë ka organizuar konferencë mbi energjinë e rinovueshme. Në edicionin e tretë, ekspertë dhe drejtues të sektorit diskutuan për strategjinë e rritjes dhe projektet deri ne vitin 2030.
Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë ka mbledhur në Tiranë drejtues të lartë të industrisë, politikbërës, rregullatorë dhe aktorë të tregut për edicionin e tretë të konferencës mbi energjinë e rinovueshme.
Në konferencën e organizuar, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Delegacionin e BE-së në Shqipëri, një vend të veçantë zuri Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, i përfaqësuar nga Zëvendësdrejtorja Marie-Therese Richter-Kuhnert.
Prania aktive e Sekretariatit dëshmon njohjen ndërkombëtare të progresit të Shqipërisë në sektorin energjetik dhe angazhimin institucional për integrimin e vendit në tregun europian të energjisë.
Nëpërmjet pesë sesioneve tematike, konferenca trajtoi zgjerimin e qëndrueshëm të energjisë diellore dhe të erës, fleksibilitetin e rrjetit, shkëmbimet energjetike ndërrajonale, ruajtjen e energjisë, mekanizmin CBAM dhe garancinë e origjinës.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, theksoi se suksesi i deritanishëm i sektorit është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis aktorëve të tregut dhe qeverisë shqiptare, duke shprehur besimin e tij për një vazhdimësi po aq të suksesshme drejt vitit 2030.
Konferenca e tretë e Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë mbi energjinë e rinovueshme konfirmoi rolin e kësaj shoqate si urë lidhëse midis komunitetit të investitorëve të huaj dhe institucioneve shqiptare e europiane.
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet