Mbledhja e grupit të PS dhe qeverisë, Rama debat me Spiropalin
Ka përfunduar pas 6 orësh mbledhja e grupit parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar në Pallatin e Brigadave. Burime bëjnë me dije se në mbledhje ka patur edhe një moment tensioni mes kryeministrit Rama dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.
Burime per Euronews Albania bëjnë me dije se në momentin kur po raportonte mbi strategjinë e komunikimit, ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili deputetja Spiropali ka qeshur dhe vetë Isamili i është drejtuar “Zonja Spiropali nuk e di çfarë ka për të qeshur”.
Në këtë moment ka ndërhyrë kryeministri Rama i cili i është drejtuar Spiropalit duke i thënë “ti në prezencën time nuk komunikon, sidomos kur unë jam këtu”.
Në komunikimin 3-4 minuta mes Ramës dhe Spiropalit, burimet bëjnë me dije se kryeministri Rama i është drejtuar duke i thënë deputetes, “mos më bëj të flasë se mund të tregoj gjëra që s’të pëlqejnë, hesht.”
Ndërsa Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nëse ka diçka për të thënë ta thojë.
“Do të nxjerr jashtë e do marr masa. Mos më provoko më”, mësohet t’i ketë thënë Rama-Spiropalit.
Në mbledhjen e grupit parlamentar janë prezantuar gjithashtu edhe 4 variante të mundshme të ndarjes së re territoriale të vendit. Prezantimet janë bërë që nga ndarja e dikurshme e Shqipërisë në 36 rrethe e deri tek varianti i ndarjes së vendit në 4 rajone.
80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa
Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale
- 16:13 Shpërthen kolera në perëndim të Sudanit, 30 persona humbin jetën, 800 të tjerë të infektuar
- 16:10 Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore