Rama mbledh grupin dhe qeverinë, zbardhet nisma e re e socialistëve

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
28 Mars 2026 | 12:05

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Takimi ka nisur në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Burime nga brenda mbledhjes i thanë gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu se javën e ardhshme deputetët, ministrat dhe drejtuesit politik në qarqe të PS do të nisin një tur të quajtur “Punët për Shqipërinë”.

Turi do të ketë disa tematika çdo javë dhe pritet të nisë me çështjen e integrimit.

Ky tur do të vijojë në të gjithë vendin deri në 12 qershor kur shënohet dhe 35 vjetori i krijimit të PS.

Veç kësaj parafushate, kryetaret e bashkive pritet të zhvillojnë takime me qytetarët për të dhënë llogari mbi premtimet e bëra dhe realizimin e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu me...
19:51 | 25/07/2026