E diela e Larit, Papa Leo: Zoti nuk i dëgjon lutjet e udhëheqësve që bëjnë luftëra! I kanë duart me gjak
Papa Leo ka deklaruar të dielën se Zoti i hedh poshtë lutjet e udhëheqësve që fillojnë luftëra dhe kanë duart plot me gjak.
Duke iu drejtuar dhjetëra mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit të Dielëne Larit, festimi që hap javën më të shenjtë të vitit në prag të Pashkëve për 1.4 miliardë katolikët e botës, Papa tha se Jezusi nuk mund të përdoret për të justifikuar asnjë luftë.
“Ky është Perëndia ynë: Jezusi, Mbreti i Paqes, që e hedh poshtë luftën, të cilin askush nuk mund ta përdorë për të justifikuar luftën.
Jezusi nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i refuzon ato, duke thënë: ‘Edhe pse bëni shumë lutje, unë nuk do t’i dëgjoj: duart tuaja janë plot me gjak’”, tha ai, duke cituar një fragment nga Bibla.
Leo nuk përmendi konkretisht ndonjë udhëheqës botëror, por ai ka shtuar kritikat ndaj luftës së Iranit në javët e fundit.
Papa ka bërë vazhdimisht thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në konflikt dhe tha të hënën se sulmet ajrore ushtarake duhet të ndalohen.
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij