Kosova raporton 10 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga COVID-19

17 Qershor 2021 | 15:53

Kosova në dy ditë radhazi nuk ka raportuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor thotë se janë zbuluar dhjetë raste të reja, ndërsa 15 të tjerë janë shëruar.

Rastet pozitive kanë dalë pas kryerjes së 1848 testimeve të dyshuara. Paralelisht me lehtësimin e masave kufizuese, autoritetet vijojnë procesin e vaksinimit tek grupet më të rrezikuara nga infeksioni vdekjeprurës.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë injektuar 118.538 doza të vaksinash.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026