Kombëtarja me dy futbollistë të rinj ndaj Ukrainës, UEFA e vendos sërish Silvinjon para përgjegjësisë

29 Mars 2026 | 19:39

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Ukrainën, më 31 mars. Ky takim është miqësor dhe do të luhet në Valencia. Kujtojmë se Ylber Ramadani dhe Arlind Ajeti kanë lënë grumbullimin. Ramadani për arsye familjare, teksa pret të bëhet baba. Ajeti ndërkohë i dëmtuar duhet të kthehet te klubi i tij në Turqi.

Nëse nuk do të ketë një largim apo dëmtim tjetër, atëherë trajneri Silvinjo do të vendoset sërish para përgjegjësisë për të dërguar një lojtar në tribunë. Aktualisht janë 24 futbollistë në dispozicion, ndërsa në ndeshje do të lejohen 23.

Kujtojmë se ndaj Polonisë munguan Jasir Asani, Nazmi Gripshi dhe Klisman Cake. E sigurt është që të paktën dy emra që nuk ishin ndaj Polonisë, do të llogariten për sfidën me Ukrainën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe po zhvillojnë një garë të jashtëzakonshme për titullin e golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës 2026. Dy yjet...
09:25 | 10/07/2026

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar se si “The Reds” siguruan një avion privat dhe ushqim për Kylian Mbappe dhe familjen e tij në përpjekje për...
07:41 | 10/07/2026

Kualifikohet Franca në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre

Franca u kualifikua mbrëmjen e së enjtes për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës me një fitore 2-0 ndaj Marokut, me dy gola të shpejtë në...
07:22 | 10/07/2026