“Duhen 2 muaj për të bërë analizat, unë jam i sëmurë ça të bëj, të vdes”, gazetari komenton deklaratën e ministres
Lidhur me deklaratën e Ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, e cila tha disa ditë më parë se analizat në spitale nuk do të mund të bëhen më pas datës 20 të çdo muaji, ka pasur reagime nga opinioni publik. Këtë të diel, lidhur me këtë zhvillim, është diskutuar edhe në Review me moderatore Greta Topjanën në Euronews Albania, ku ka folur gazetari Osman Stafa.
“E kam provuar vetë, kam shkuar te mjeku im i familjes, i kam thënë kam pasur këtë apo atë problem. Normalisht unë vajta për të testuar sistemin dhe më dilte që analizat, edhe ato më të thjeshta, do t’i bëja pas një muaji e gjysmë. Pra, unë po të shkoj te mjeku i familjes, data më e afërt është 1 muaj. Mirëpo, situatën e kam sot, ose shërohem ose shkoj te shumëti. Si do ia bëj ai me 150, kur 180 shkon një e protestatë? Nuk ka më skandal se sa një i sëmurë që vuan nga kanceri, që si bëjnë dot në shtet, por duhet të shkoj te privati. Një i sëmurë me kancer duhet të shkojë në privat. Aty ku marrim intervistat, në njërin krah po ndërtohet një parking dhe një hotel. Nuk kemi lloj e lloj pajisjesh dhe nuk kemi shtrime.” – tha Stafa
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar