Braçe: Nuk tallem, do të kandidoj për bashkinë e Tiranës
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar përmes një video mesazh në “Facebook” lidhur me raportimet se ai në takimin e Asamblesë së PS në njësinë numër 5 të mbajtur mbrëmjen e së shtunës është vetëofruar për kandidat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 2027-ës.
Ai ka deklaruar se e ka seriozisht dhe do t’i shkojë deri në fund ndërsa shton se këto ditë ka marrë shumë mbështetje. Sipas tij kjo nuk është ambicie personale teksa e ka cilësuar si një mundësi shumë të madhe për të zhvilluar Tiranën.
“Jo nuk po tallem! E kam seriozisht e do i shkoj deri në fund bashkë me ju! Së pari e mbi të gjitha shumë shumë faleminderit për mesazhet, mbështetjen përmes tyre, për vlerësimin po përmes tyre, inkurajimin po përmes tyre;
Ju jam shumë shumë mirënjohes! E dyta, dua t’i kërkoj ndjesë secilit ndër ju që më keni shkruar e nuk i kam kthyer një “FALEMINDERIT” pas; veçanërisht atyre që më kanë shkruar në Messenger të Facebook, në DM e Instagram; besoj që atyre në Whatsapp u jam përgjigjur të gjithëve.
Ndërkohë, mes mesazheve pyetja me e përsëritur është: E ke seriozisht apo po tallesh me njerëzit? Atëherë dy gjëra: Nuk ka ndodhur kurrë që unë të tallem me njerëzit dhe nuk do të ndodhë ndonjëherë me mua kjo.
Po e kam seriozisht e do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju. Nuk është ambicie personale, është interesi im personal, jam tërësisht i çliruar nga këto. Por mendoje se kemi një mundësi shumë të madhe për të zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, përfshirë e ku gjithësecili gjen jo veten e tij, jo jetën e tij por të mirën e tij”, shkruan ai.
Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuar, “detyrim paraqitje” për të tjerët
Lamallari reagon pas incidenteve te Komisariati Nr. 3: Dhuna ushqehet nga gjuha e urrejtjes
Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuar, “detyrim paraqitje” për të tjerët
- 12:55 Lamallari reagon pas incidenteve te Komisariati Nr. 3: Dhuna ushqehet nga gjuha e urrejtjes
- 12:28 Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë
- 12:19 I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 12:16 Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
- 12:13 Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival