Rubio paralajmëron: SHBA nuk do ta lejojë Iranin të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit

31 Mars 2026 | 18:23

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejojnë Iranin që të marrë në “kontroll të përhershëm” Ngushticën e Hormuzit apo të vendosë një sistem taksimi, siç ka kërcënuar Teherani.

“Kjo nuk do të lejohet në asnjë rrethanë”, deklaroi Rubio, duke shtuar se Presidenti Donald Trump ka në dispozicion disa opsione për të parandaluar një skenar të tillë, nëse vendos t’i përdorë ato.

Në një intervistë për ABC News, Rubio theksoi se nuk do të zbulojë detaje mbi këto opsione apo taktikat ushtarake.

“Këto janë çështje që trajtohen nga Departamenti i Mbrojtjes”, u shpreh ai, duke shtuar se ekziston një plan i zbatueshëm për arritjen e objektivave amerikane.

Sipas tij, këto objektiva mund të arrihen “brenda pak javësh, jo muajsh”. Rubio kujtoi se qëllimet e operacionit ushtarak amerikan kundër Iranit përfshijnë dobësimin e kapaciteteve ushtarake të vendit, përfshirë shkatërrimin e një pjese të konsiderueshme të marinës dhe neutralizimin e sistemeve të raketave.

“Ne synojmë të godasim bazën e tyre industriale të mbrojtjes, pra aftësinë për të prodhuar raketa dhe dronë në të ardhmen, pasi kjo përbën një kërcënim të madh për rajonin”, tha ai.

“Irani që shihni sot është në pikën e tij më të dobët”, shtoi Rubio.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë

Një nga pronat e patundshme politike më famëkeqe në Itali thuhet se ka gjetur një blerës. Ish-kryeministri dhe ministri i jashtëm i Katarit, Hamad bin...
14:47 | 24/06/2026

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e detyruar operatorin kombëtar hekurudhor SNCB...
14:28 | 24/06/2026

Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

Kur rezultatet e referendumit të Mbretërisë së Bashkuar u shpallën në mëngjesin e 24 qershorit 2016, një valë mosbesimi u përhap në të gjithë Bashkimin Evropian (BE),...
14:19 | 24/06/2026