Rusia: Mojtaba Khamenei ndodhet aktualisht në Iran, edhe pse nuk shfaqet publikisht

31 Mars 2026 | 18:46

Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ndodhet brenda territorit të Republikës Islamike dhe shmang paraqitjet publike për arsye sigurie, deklaroi ambasadori rus në Teheran, Alexey Dedov, në një intervistë për RTVI.

Diplomati theksoi se autoritetet iraniane e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se lideri i ri është në vend, por për arsye të kuptueshme nuk shfaqet publikisht. “Siç e ka deklaruar vazhdimisht udhëheqja iraniane, udhëheqësi i ri është në Iran, por për arsye të kuptueshme, ai përmbahet nga shfaqja në publik”, u shpreh Dedov.

Ai shtoi gjithashtu se ende nuk ka zhvilluar një takim me liderin e ri suprem.

Në të njëjtën kohë, ambasadori rus kujtoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte ndër të parët që i dërgoi një telegram urimi Mojtaba Khamenei-t, duke shprehur mbështetje të fortë për Teheranin dhe solidaritet me Iranin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)

Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Cincinnati/Northern Kentucky në SHBA, ku një avion mallrash Boeing 777-300ER preku pistën me bisht gjatë një tentative...
15:20 | 21/07/2026

Zgjerohet shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: mbi 2 mijë raste dhe 1 mijë vdekje

Shpërthimi i Ebolës i shkaktuar nga virusi Bundibugyo në Republikën Demokratike të Kongos vijon të përhapet, me 2,423 raste të konfirmuara, 967 viktima dhe 469...
14:52 | 21/07/2026