Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura

31 Mars 2026 | 20:33

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi se vendi i tij ka vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund konfliktit “me kusht që të përmbushen kushtet e nevojshme, në veçanti garancitë e duhura për të parandaluar përsëritjen e sulmit”. Deklarata u bë gjatë një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Pezeshkian argumentoi se Irani është sulmuar dy herë gjatë negociatave, duke sugjeruar se kjo tregon mosbesimin e Shteteve të Bashkuara ndaj diplomacisë. Ai gjithashtu e lidhi tensionin në Ngushticën e Hormuzit me “veprime armiqësore nga amerikanët dhe sionistët kundër Iranit”.

Ndërsa Presidenti iranian shprehu gatishmërinë për negociata, Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi dërgoi mesazhe të ndryshme. Ai theksoi se Irani nuk ka kthyer përgjigje për 15 propozimet e SHBA-së dhe nuk ka paraqitur kushtet e veta. Araghchi sqaroi se Irani vazhdon të marrë mesazhe nga i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, por këto nuk përbëjnë negociata formale.

“Nuk ka negociata zyrtare me asnjë palë specifike, ndërsa shkëmbimi i mesazheve kryhet përmes Ministrisë së Jashtme në koordinim me agjencitë e sigurisë,” tha ai.

Ai nënvizoi se qëndrimi i Iranit është i prerë: nuk do të pranojnë një armëpushim, por synojnë “një fund të plotë të luftës në Iran dhe në të gjithë rajonin” dhe shtoi se Teherani është “gati për çdo konfrontim tokësor”.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë me Kanalin 12 të Izraelit se negociatat me Iranin po bëjnë “përparim të kënaqshëm”. Ai u shpreh gjithashtu për iniciativën e Pakistanit dhe Kinës për të dhënë fund luftës, duke mbajtur një qëndrim neutral.

Trump theksoi se SHBA-të nuk do të qëndrojnë për shumë kohë në rajon, por synojnë të neutralizojnë çdo aftësi ofensive që ka mbetur tek Irani:

“Po i shkatërrojmë plotësisht tani, është një katastrofë totale. Por nuk do të na duhet të qëndrojmë atje për shumë kohë – ende kemi punë për të bërë në aspektin e neutralizimit të aftësisë së tyre ofensive.”

Ai shtoi se Ngushtica e Hormuzit do të “hapet automatikisht” sapo SHBA-të të largohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë

Një nga pronat e patundshme politike më famëkeqe në Itali thuhet se ka gjetur një blerës. Ish-kryeministri dhe ministri i jashtëm i Katarit, Hamad bin...
14:47 | 24/06/2026

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e detyruar operatorin kombëtar hekurudhor SNCB...
14:28 | 24/06/2026

Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

Kur rezultatet e referendumit të Mbretërisë së Bashkuar u shpallën në mëngjesin e 24 qershorit 2016, një valë mosbesimi u përhap në të gjithë Bashkimin Evropian (BE),...
14:19 | 24/06/2026