I iku patrullës! 15-vjeçari përplas makinën e policisë në Vlorë, plagoset efektivja

1 Prill 2026 | 07:34

Një adoleshent 15-vjeçar ka goditur me dashje një makinë policie në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, duke shkaktuar plagosjen e një punonjëseje policie.

Ngjarja u regjistrua pasi i riu nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u vu në ndjekje nga policia që nga zona e Çoles. Në përpjekje për ta neutralizuar, ai përplasi automjetin e forcave të rendit, duke bërë që ai të përmbysej.

Si pasojë e përplasjes, një efektive mbeti e dëmtuar dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor.

Në aksident u përfshi gjithashtu edhe një automjet i tipit “Benz”, por fatmirësisht pa të lënduar.

I mituri është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026