Gjermania investon në energjinë e pastër, ndërton turbinën më të lartë të erës
Në një rajon të Gjermanisë që dikur dominohej nga minierat e qymyrit, po ndërtohet tubina e erës drejt energjisë së pastër.
Sipas pamjeve, një vinç i madh është vendosur në pozicion, trarë çeliku po montohen dhe një kullë me strukturë rrjete po ngrihet gradualisht drejt qiellit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, turbina më e lartë me erë në botë do të ndërtohet këtu, në Schipkau, një qytet i vogël në Brandenburg.
Në një kohë kur lufta me Iranin po rrit çmimet e energjisë për evropianët, ky projekt është më i nevojshëm se kurrë.
“Kjo do të na ndihmojë të bëhemi të pavarur nga nafta dhe gazi nga rajone të tjera të botës,” tha ministri federal gjerman i Mjedisit, Carsten Schneider.
Pasi të përfundojë, turbina do të jetë 360 metra e lartë, ekuivalente me një ndërtesë 100-katëshe. Ajo do të jetë struktura e dytë më e lartë në Gjermani, pas kullës televizive të Berlinit që arrin 368 metra.
Era fryn më fort dhe më qëndrueshëm mbi 300 metra, duke mundësuar prodhimin e më shumë energjie nga era.
Fillimisht, turbina do të arrijë një lartësi prej 150 metrash, më pas pajisja teleskopike do ta ngrejë atë deri në 300 metra.
Ky projekt novator nuk ka qenë pa sfida. Në fund të vitit 2025, u zbuluan probleme me pjesët e çelikut, çka bëri që puna të ndërpritej. Tani ndërtimi ka rifilluar dhe po ecën sipas planit.
“Siguria dhe cilësia kanë përparësi absolute në këtë projekt unik në botë,” tha Jochen Grobmann, CEO dhe themelues i kompanisë ndërtimore GICON.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, kjo turbinë gjigante me erë pritet të lidhet me rrjetin energjetik deri në fund të vitit 2026.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur