Vodhi para nga posta kur punonte arkëtar, arrestohet 38-vjeçar në Përmet
Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër. Arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ai kur ka qenë i punësuar si arkëtar në Postën Shqiptare në Përmet ka vjedhur shuma parash nga arka. Policia nuk e ka specifikuar shumën por shton se vjedhjet kanë ndodhur gjatë periudhës 2019-2025.
“Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin E. Q., 38 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2019-2025, kur ka qenë i punësuar llogaritar/arkëtar në degën e Postës Shqiptare në Përmet, ka vjedhur shuma të konsiderueshme parash nga arka e postës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili