VIDEO/ Trump: Macron keqtrajtohet nga gruaja e tij, ende e kujton shuplakën që i dha ajo

2 Prill 2026 | 08:17

Presidenti amerikan, Donald Trump në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë ka folur lidhur me homologun e tij francez, Emmanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj luftës me Iranin.

Trump përsëriti se lufta do të vazhdojë për 2-3 javë të tjera. Duke iu referuar qëndrimit të aleatëve të SHBA-së në NATO, presidenti amerikan fillimisht tha se nuk kishim nevojë për ta, por ai u kërkoi ndihmë gjithsesi.

Ai shtoi se kontaktoi edhe Francën teksa më pas theksoi se Macron keqtrajtohet nga gruaja e tij dhe se ende e kujton shuplakën që i dha ajo.

Presidenti amerikan po i referohej videos së majit 2025, në të cilën Brigitte Macron dukej duke e qëlluar presidentin francez pak para se të zbrisnin nga avioni presidencial në Vietnam.

“I thashë, Emmanuel, do të donim të kishim ndihmë në Gjirin Persik, edhe pse kemi një rekord të shkatërrimit të të këqijve dhe raketave balistike. Do të donim të kishim ndihmë. Nëse mundesh, a mund të dërgosh anije menjëherë?’ Ai më tha, ‘Jo jo jo, nuk mund ta bëjmë këtë, Donald. Mund ta bëjmë këtë pasi të fitohet lufta’, dhe unë i thashë, ‘Jo jo, nuk kam nevojë për të pasi të fitohet lufta, Emmanuel’”, tha Trump ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga çështja e Libanit

Izraeli po “zhvillon negociata të vazhdueshme” me Shtetet e Bashkuara mbi çështjen e vazhdimit të vendosjes së trupave në Libanin jugor, tha për Reuters të enjten një zyrtar i...
12:40 | 18/06/2026

Zelensky pas zjarrit në rafineri: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Kievi do të vijojë të përgjigjet ndaj sulmeve ruse, duke paralajmëruar për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit....
12:39 | 18/06/2026

Kremlini: Trump ‘i ndikuar nga ide të dëmshme’ në samitin e G7-ës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u “ndikua nga idetë e dëmshme” nga homologët e tij evropianë gjatë samitit të G7-ës , pas të cilit nuk pati kontakte midis SHBA-së...
12:15 | 18/06/2026