Skënder Hita pret drejtuesit e lartë të Policisë italiane, fokus te siguria dhe lufta ndaj krimit

18 Qershor 2026 | 11:29

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, priti në një takim Drejtorin e Shërbimit për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar të Policisë italiane, Drejtues i Lartë Lorenzo Bucossi, dhe Drejtorin e Shërbimit Qendror Operativ të Policisë së Shtetit italian, Drejtues i Lartë Marco Cali.

Gjatë takimit u vlerësua niveli i lartë i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe autoriteteve policore italiane, teksa shprehen se ka pasur rezultatete konkrete të arrira në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe kapjes së shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Një vlerësim i veçantë iu bë dhe funksionimit të skuadrave të përbashkëta hetimore. Gjatë takimit ata theksojnë se Policia shqiptare ka numrin më të madh të këtyre skuadrave me autoritetet italiane, tregues që dëshmon nivelin e lartë të besimit reciprok dhe efektivitetin e bashkëpunimit mes dy policive.

Po ashtu, palët vlerësuan bashkëpunimin e suksesshëm për monitorimin ajror dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që autoritetet italiane i kanë dhënë Policisë së Shtetit, ndër vite, si në aspektin operacional, ashtu edhe për ngritjen e kapaciteteve profesionale. Në takim u vlerësua gjithashtu mbështetja e partnerëve italianë për Akademinë e Sigurisë, veçanërisht nëpërmjet përdorimit të literaturës profesionale italiane në programet mësimore, si dhe shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira në fushën e edukimit policor.

Palët riafirmuan angazhimin për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik, rritjen e shkëmbimit të informacionit dhe zhvillimin e iniciativave të reja të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë me karakter ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi

Një kamion i ngarkuar me inerte është përmbysur këtë të mërkurë në aksin rrugor Elbasan–Peqin, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Paraprakisht dyshohet se...
16:34 | 08/07/2026

Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi zbuloi një lokal të përshtatur për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe përdorimin e lëndëve...
15:53 | 08/07/2026

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026