Partia Demokratike pritet të kryejë analizë të thelluar për zgjedhjet e 25 prillit

18 Qershor 2021 | 16:04

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e 25 prillit.

I ndarë në disa faza, analiza do të zhvillohet në të gjitha nivelet, duke filluar nga çdo grup seksioni e deri në nivel qarku.

Për këtë arsye, degët e partisë brenda datës 1 korrik duhet t’i paraqesin drejtuesit politik të qarkut, analizën e rezultatit të zgjedhjeve, duke përfshirë parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara.

Për këtë qëllim, në çdo degë të partisë ngrihet një grup pune. Më pas, brenda 5 korrikut drejtuesi politik i qarkut paraqet raportin përmbledhës në nivel qarku ndërsa më 10 korrik raporti i kalon Kryesisë. Analiza pritet të zgjasë deri në 30 shtator.

Përpara kryesisë, kreu i PD deklaroi se ishin demokratët që kërkuan vazhdimin e betejës.

“Detyra jonë efshtë të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025”, ka deklaruar Basha.

Veç analizës, në mbledhje u miratua edhe thirrja e Kuvendit Kombëtar në 17 korrik, i cili do të vlerësojë mundësinë për ndryshime në statut, e për këtë është ngritur një Komision i Përhershëm Statutor, i cili brenda 10 korrikut i paraqet Kryesisë, mendimin mbi nevojën e ndryshimeve në statutin e Partisë dhe propozimet konkrete për ndërhyrje në statut.

E për këtë, anëtari i kryesisë, Fatbardh Kadilli shpreson që ndryshimet në statut të bëhen realitet.

Po ashtu në rendin e ditës së kuvendit kombëtar të 17 korrikut është edhe zgjedhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, një vit përpara përfundimit të mandatit.

LEXONI GJITHASHTU:

Nishani në “Raw Politics” tregon manipulimin e zgjedhjeve brenda PD: Basha ka më pak se 30% të votave

Basha mesazh kandidatëve që e sfiduan në garë: Është koha të hidhemi në betejë

Gara në PD, kryedemokrati Basha merr 81% të votave, ndërsa Shehaj 14,8%

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026