VIDEO/ Hoti tenton t’i marrë kartën e deputetit Bora Muzhaqit, tensione në Kuvend
Pas bllokimit të foltores nga opozita, debatet kanë vijuar edhe më tej pasi deputetja Elda Hoti ka tentuar t’i heqë fjalën deputetes socialiste, Bora Muzhaqi e cila po fliste nga vendi.
Hoti iu afrua dhe hoqi kartën e deputetit që vendoset në pajisje. Ky veprim solli reagime ndërsa Muzhaqi iu drejtua duke i thënë: “Elda është e turpshme kjo që po ben, si mund të marrësh kartën e një vajzë tjetër”.
Nga ana tjetër socialistët e ndaluan Hotin ku pati debatë të mëtejshme mes tyre. Në një situatë të tillë, mes debateve dhe bllokimit të foltores, kryetari i Kuvendit ndërpreu seancën për 5 minuta.
Debatet:
Hoti: Kujdes kur flet ti me mua…
Balla: Ta tregoj unë ty…Mos e prek, kaq po të them
Hoti: Pse kush jam unë shoqja jote…Kush je ti?!
Muzhaqi: Elda është e turpshme kjo që po ben, si mund të marrësh kartën e një vajzë tjetër.
Balla: Nuk merret karta e deputetit
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës