‘Deputetët po kërcënohen me jetë’, Kuvendi mbyll diskutimet, kalohet në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës
Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kërkuar mbylljen e diskutimeve dhe kalimin e menjëhershëm në votim.
Kërkesa e Ballës erdhi për shkak se deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe protestuan, duke penguar vijimin normal të seancës.
Në fjalën e tij, Balla deklaroi se situata në sallë kishte degraduar deri në kërcënime serioze ndaj deputetëve, përfshirë kërcënime për jetën dhe raste të dhunës fizike.
“Edhe pas shumë përpjekjesh nga ana juaj për të vendosur rregullin në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, edhe kur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët kërcënohen me jetë se nuk do të vijnë më të gjallë në sallën e Kuvendit, kur deputetes një deputete tjetër i thotë: “Nuk shkel më këtu.”, theksoi Taulant Balla.
Ai shtoi se në këto kushte, ishte e domosdoshme ndërprerja e debateve dhe kalimi i menjëhershëm në procesin e votimit.
“Kur deputetët goditen për shkak të detyrës me mjete të forta, siç përcaktohet nga rregullorja, po qeshni, qeshni. Në këto kushte, zoti kryetar i Kuvendit, bazuar në nenin 49, propozoj përmbylljen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim. Ju lutem ta hedhim në votim kërkesën time”, tha Balla.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta