“Gëzuar Baftjar!”, nga Indonezia në Shqipëri, Kimi interpreton këngët e Ylli Bakës
Kimi është një 25-vjeçar nga Indonezia, i cili punon dhe studion në Shqipëri. Ai thotë se u dashurua menjëherë me vendin dhe njerëzit mikpritës, ndërsa aktualisht po mëson gjuhën shqipe me synimin për të qëndruar gjatë.
“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve! Unë jam Kim nga Indonezia, 25 vjeç. Aktualisht po studioj këtu në Shqipëri dhe punoj në universitet në fushën e menaxhimit spitalor,” shprehet ai.
Sipas tij, Tirana dhe Shqipëria janë shumë të bukura, ndërsa njerëzit janë jashtëzakonisht mikpritës. “Më pëlqen shumë shoqëria këtu në Tiranë. Mendoj të qëndroj gjatë, prandaj edhe po mësoj gjuhën shqipe. Është pak e vështirë, por çdo gjuhë ka vlerë dhe meriton të ruhet,” thotë Kimi.
Ai tregon se nuk kishte dëgjuar më parë shumë për Shqipërinë, por pasi kërkoi informacion, e kuptoi që vendi është i mrekullueshëm.
Sa i përket vendeve të preferuara, ai veçon Sarandën si qytetin që i pëlqen më shumë, por shton se ka kaluar shumë bukur edhe në Vlorë, ku ka bërë pushime në bregdet.
Edhe kuzhina shqiptare ka fituar zemrën e tij. Ai përmend si të preferuara byrekun me gjizë, byrekun me mish, si dhe thotë se i pëlqejnë shumë filetot e pulës dhe fasulet.
“Në Shqipëri më pëlqejnë edhe gocat, por ende nuk kam gjetur nusen time,” shprehet ai me humor.
Kimi tregon se arsyeja pse është përfshirë edhe në muzikë lidhet me dëshirën për të mësuar më mirë gjuhën shqipe. Ai ka dëgjuar disa artistë shqiptarë, si Alban Skënderaj, ndërsa këngëtari i tij i preferuar është Ylli Baka. “Më pëlqen shumë kënga e Baftjarit dhe kënga e Don Xhon-it,” thotë ai.
Në fund, ai ka një mesazh për shqiptarët: “Janë mikpritës, të dashur dhe të ëmbël. Faleminderit për gjithçka!”
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta