Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq licenca dhe vendos gjoba

2 Prill 2026 | 19:03

Banka e Shqipërisë ka hequr 83 licenca dhe ka vendosur 200 masa administrative në vitin 2025 ndaj pikave të këmbimit valutor. Vendimet janë marrë pasi BSH ka konstatuar shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave.

Gjatë vitit 2025 janë licencuar 33 zyra të reja këmbimi valutor ndërsa të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se vitin e kaluar në treg operonin 592 zyra dhe në disa prej tyre janë kryer inspektime, të cilat kanë përfshirë jo vetëm verifikimin e përputhshmërisë me rregulloret, por edhe ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga kontrollet e mëparshme.

Revokimi i një numri të konsiderueshëm licencash dhe vendosja e masave administrative sugjerojnë se një pjesë e operatorëve nuk kanë përmbushur standardet e kërkuara.

Zyrat e këmbimit valutor konsiderohen tradicionalisht si subjekte me risk të lartë në raportet e organizmave ndërkombëtarë, për shkak të natyrës së aktivitetit të tyre, transaksione të shpejta, shpesh në cash dhe me mundësi të kufizuar gjurmimi krahasuar me sistemin bankar.

Për këtë arsye, standardet për identifikimin e klientit, raportimin e transaksioneve të dyshimta dhe mbajtjen e dokumentacionit janë thelbësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026