Shtëpia e Bardhë: 6 fëmijë do të kthehen në Ukrainë, Melania Trump ndërmjetësoi me Putin

3 Prill 2026 | 08:10

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të enjten se gjashtë fëmijë ukrainas do të kthehen nga Rusia te familjet e tyre në Ukrainë. Në njoftim Shtëpia e Bardhe shtoi se kjo do të ndodhë falë përpjekjeve të Zonjës së Parë Melania Trump për të përshpejtuar kthimin e tyre.

Një fëmijë i shtatë nga Ukraina do t’i kthehet gjithashtu familjes së tij më vonë këtë muaj. Ukraina thotë se gati 20,000 fëmijë janë transferuar ilegalisht në Rusi dhe Bjellorusi, ku ndonjëherë i nënshtrohen stërvitjes ushtarake dhe detyrohen të luftojnë kundër trupave të vendit të tyre.

Melania Trump i shkroi presidentit rus Vladimir Putin në gusht në lidhje me gjendjen e vështirë të fëmijëve nga Ukraina që janë ndarë nga familjet e tyre nga lufta. Shtëpia e Bardhë tha se është hera e katërt që Zonja e Parë e SHBA-së ka kërkuar një kthim të tillë.

“Ribashkimi i fëmijëve me të dashurit e tyre në këtë rajon të botës mbetet një nga çështjet më urgjente globale sot. Jam e inkurajuar që të dyja palët mbeten të përkushtuara për të vazhduar të punojnë së bashku për të rritur sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në këtë luftë të tmerrshme”, thuhej në deklaratë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026