Piloti grek pranon vrasjen e gruas së tij britanike javë pasi inskenoi grabitjen

18 Qershor 2021 | 11:12

Piloti grek, i cili fillimisht pretendoi se bashkëshortja e tij ishte vrarë nga disa persona që kishin hyrë të grabisnin shtëpinë e tyre, ka pranuar tashmë se ka qenë ai që kreu vrasjen, deklaron policia greke.

Më 11 maj, Caroline Crouch, 20 vjeçarja me kombësi britanike e që jetonte në Greqi, u gjet e pajetë në shtëpinë e çiftit.

Ngjarja bëri jehonë si në Greqi ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, kryesisht për shkak të historisë së rëndë që rrëfeu bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos pas ngjarjes.

Anagnostopoulos iu tha policëve se tre grabitës kishin hyrë në shtëpi dhe pasi kishin vrarë qenin, torturuan dhe i morën jetën bashkëshortes së tij në sy të foshnjës 11 muajsh.

Ai gjithashtu pretendonte se ishte lidhur nga grabitësit ndaj nuk mund t’i vinte në ndihmë gruas së tij.

Në ditët në vijim, Anagnostopoulos shfaqej si bashkëshorti i përvuajtur duke postuar fotografi të vjetra nga dasma e çiftit në Instagram me përshkrimin “Gjithmonë së bashku. Rrugë të mbarë, dashuria ime”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Babis Anagnostopoulos (@flying.babis)

Megjithatë, të enjten policia konfirmoi se kishte marrë në pyetje Anagnostopoulos pasi rrëfimi i tij nuk përputhej me rrjedhën e ngjarjeve, ndërsa më vonë lëshuan një deklaratë ku thuhej se ai kishte pranuar se kishte vrarë bashkëshorten.

“Hetimi i vrasjes së 20-vjeçares në Glyka Nera. Merret si i pandehur bashkëshorti i saj 33-vjeçar pasi pranoi autorësinë e krimit”, shkruan departamenti i policisë në Twitter.

Sipas mediave vendase, policia kishte zbuluar prova të cilat sugjeronin se marrëdhënia mes çiftit ishte ftohur, ndërsa Crouch kishte menduar të linte bashkëshortin.

Gjithashtu alibia e Anagnostopoulos për lëvizjet e tij pas ngjarjes së rëndë nuk përkonte me provat, pasi i pandehuri kishte qenë duke përdorur celularin gjatë kohës kur pretendonte se kishte qenë i lidhur nga grabitësit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026