Rama: PS ka nisur punën për zgjedhjet e ardhshme, opozita nëpër kafe

3 Prill 2026 | 17:48

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me socialistët e njësisë nr.3 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se mazhoranca ka nisur punën në terren për të siguruar një fitore edhe më të thellë ndërsa ironizoi opozitën, duke thënë se përkundër deklaratave, sipas tij ata nuk janë aktivë në terren, dhe po “rrijnë nëpër kafe”.

“Ky proces lidhet me fillimin e punës për zgjedhjet e ardhshme. Ata ku janë ata? Në këtë orë? Mos janë duke flejt gjumë, se Luli po, po ata të tjerët. Janë nëpër kafe shtëpi. Nuk janë duke bërë një takim. Pastaj thonë jo patronazhistët. Ca patronazhistësh? Ju jeni”, tha ndër të tjera Rama”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu vlerësoi rezultatet e zgjedhjeve të kaluara, duke theksuar se Partia Socialiste ka pasur rritje në 10 nga 12 qarqet e vendit, dhe se për herë të parë shqiptarëve u ka buzëqeshur fati në rrugën drejt integrimit europian.

“Asnjëherë nuk i ka buzëqeshur fati shqiptarëve si tani. Tani ata e besojnë këtë gjë dhe e duan këtë gjë dhe ne fituam respekt dhe besim. Të shfrytëzojmë këtë kohë për sa kohë ata e kanë derën hapur,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se procesi i integrimit nuk ka kuptim vetëm simbolik, por do të përmirësojë edhe jetën praktike të qytetarëve, duke përmendur tarifa më të ulëta për universitetet dhe garanci më të forta demokratike në vend.

Rama përmendi gjithashtu fillimin e rritjes së sistemit të pensioneve dhe nënvizoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të socialistëve në takime dhe aktivitete në terren, si pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet lokale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026