Këshilltarët sërish kundër Lelit, përplasje për sekretarin, kryebashkiaku i Vlorës refuzon mbledhjen

18 Qershor 2021 | 12:24

Një tjetër përplasje është shënuar në bashkinë e Vlorës mes kryetarit të bashkisë, Dritan Leli dhe këshilltarëve bashkiakë. Një shkresë e firmosur nga kryebashkiaku, ku cilësohej mosha e pensionit të sekretarit të këshillit bashkiak, Agron Gjipali, por nuk kërkohej lirimi i tij nga detyra, ka sjellë një mbledhje jashtë radhe, ku Leli ka refuzuar të marrë pjesë.

Këshilltarët e kanë interpretuar këtë shkresë si kërkesë për të liruar sekretarin Gjipali dhe për t’i hapur rrugë punësimeve të reja. Leli sërish ka refuzuar të marrë pjesë në këtë mbledhje dhe ka dhënë një sqarim online për opinionin publik.

“Dua të sqaroj opinionin publik se sekretari i Këshillit Bashkiak, edhe pse i emëruar nga Këshilli i Bashkisë nuk ka statusin e anëtarit të këshillit që zgjidhet nga populli. Funksionet e tij janë administrative dhe pozicioni nuk ka mandat kohor. Marrëdhëniet e sekretarit rregullohen nga legjislacioni i punës”, shprehet mes të tjerash kryebashkiaku i Vlorës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026