Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, një anije e dytë turke kalon Ngushticën e Hormuzit

4 Prill 2026 | 10:57

Një anije e dytë me flamur turk ka kaluar Ngushticën e Hormuzit, rrugën tregtare të mbyllur nga lufta, tha të shtunën Ministri i Transportit i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu.

Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kryesore detare globale, që nga fillimi i sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit mbi Iran më 28 shkurt, të cilat nxitën konfliktin në Lindjen e Mesme dhe rritën ndjeshëm çmimet globale të naftës dhe gazit.

Uraloglu tha se më 28 shkurt, 15 anije të pronarëve turq prisnin të kalonin përmes ngushticës strategjike.

“Dy nga këto 15 kanë kaluar. Kjo shpjegohet nga iniciativat tona dhe gjithashtu nga fakti se ato po përdornin porte iraniane ose po transportonin mallra që vinin nga ose shkonin për Iran”, tha Uraloglu.

Uraloglu nuk tha se kur kaloi anija e dytë, ndërsa anija e parë kishte kaluar me lejen e Iranit, më 13 mars.

Ministri tha se vetëm nëntë nga anijet e bllokuara kishin kërkuar leje për të kaluar ngushticën dhe se ministritë e transportit dhe të jashtme po përpiqeshin t’i ndihmonin.

“Katër prej tyre nuk kanë kërkuar të largohen. Dy janë anije për prodhimin e energjisë dhe ndodhen në vend. Dy të tjerat po presin që situata të qetësohet,” shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026