Izraeli sulmon uzinën petrokimike në Iran
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë sulmuar një strukturë të rëndësishme petrokimike në Iran, duke theksuar se ushtria është udhëzuar të vijojë goditjet ndaj infrastrukturës iraniane “me të gjithë forcën”.
“IDF tani ka sulmuar fuqishëm uzinën më të madhe petrokimike në Iran që ndodhet në Asaluyeh”, thuhet në deklaratën e tij, duke shtuar se kjo uzinë prodhonte rreth gjysmën e petrokimikateve të vendit.
Sipas Katz, ky sulm vjen pas një tjetër goditjeje ndaj një objekti petrokimik “javën e kaluar”. “Tani të dy objektet, të cilat së bashku janë përgjegjëse për rreth 85% të eksporteve petrokimike të Iranit, janë nxjerrë jashtë funksionit dhe nuk funksionojnë”, thuhet në deklaratë.
Ai e cilësoi këtë si “një goditje të rëndë ekonomike me vlerë dhjetëra miliarda dollarë për regjimin iranian”, duke shtuar se industria petrokimike është një burim i rëndësishëm financimi për Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dhe për ndërtimin e fuqisë ushtarake të Iranit.
Ndërkohë, agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim raportoi se dy kompani petrokimike janë sulmuar. Në një postim në Telegram, IDF e përshkroi sulmin si “një tjetër goditje të rëndë” për IRGC.
Në të njëjtën kohë, IRGC konfirmoi mëngjesin e së hënës vdekjen e shefit të saj të inteligjencës, Majid Khademi, duke akuzuar Izraelin dhe SHBA-të për përgjegjësinë e sulmit.
Khademi ishte emëruar komandant i organizatës së inteligjencës së IRGC-së katër ditë pas vrasjes së paraardhësit të tij, Mohammad Kazemi, i cili u vra gjithashtu në një sulm izraelit më 15 qershor 2025 gjatë luftës 12-ditore Iran-Izrael.
Në gusht të vitit të kaluar, Khademi i kishte kërkuar parlamentit iranian të përparonte me krijimin e një intraneti vendas për të “mbrojtur sovranitetin” kibernetik të vendit. Aktualisht, Irani vijon të jetë nën bllokim të internetit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, megjithëse disa faqe dhe aplikacione vendase mbeten të aksesueshme.
Ai kishte akuzuar më parë edhe Donald Trump për nxitjen e një strategjie që, sipas zyrtarëve iranianë, synonte rritjen e viktimave në protestat antiqeveritare të janarit 2025 për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake të huaj. Sipas raporteve të Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA, të paktën 7,000 persona u vranë gjatë shtypjes së protestave.
Vrasja e Khademit dhe sulmet ndaj infrastrukturës petrokimike nënvizojnë përshkallëzimin e tensioneve mes Teheranit dhe aleancës Izrael–SHBA, duke vijuar serinë e goditjeve ndaj strukturave dhe figurave kyçe të Iranit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut