“Përmes rrënjëve lartësohemi”, Ministri Hoxha: Diaspora rrënjët i ka atje, por zemrën e ka këtu
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiu, foli edhe mbi Samitin IV të diasporës, i cili do të mbahet më datë 13, 14 dhe 15 prill.
Ministri u shpreh se gjatë takimit me emigrantët, në fokus do të jenë diskutimet dhe propozimet nga qytetarët se çfarë duhet të bëjë më mirë Shqipëria për të mirën e tyre. Sakaq, Hoxha pranoi se problemet janë të shumta, por, siç theksoi ai, përmes bashkëbisedimit dhe kritikave, këto problematika mund të rregullohen.
Ai theksoi gjithashtu se çdo emigrant, edhe pse i larguar, rrënjët i ka aty ku ka shkuar, por zemrën e ka tek vendi ku ka lindur.
“Ne nuk jemi këtu për të dhënë leksione dhe nuk kemi për qëllim të japim leksion askujt, aty jemi për të dëgjuar kritikat, çfarë mund të bëjmë më mirë, çfarë mund të bëjmë ndryshe.
Kjo marrëdhënie që kemi krijuar është 10-vjeçare 2016-2026. Kemi krijuar modele të ndryshme dhe ajo që jemi përpjekur të bëjmë me përvojën që kemi arritur në Shqipëri, edhe me komunitetet tona të arritura, është të shikojmë se si do t’i integrojmë ata. Natyrisht, është problem, i cili pak a shumë është zgjidhur, por prapë është problem përfaqësimi i tyre në Shqipëri.
Këto çështje zgjidhen mbi bazën e diskutimeve dhe propozimeve. Unë mendoj kështu, ne mendojmë kështu, hajde ti bëjmë këto gjëra dhe ti japim një zgjidhje. Ky është thelbi i këtij samiti.
Ne kemi angazhuar diasporën dhe jam i lumtur që e kanë bërë për imazhin e Shqipërisë atje ku jetojnë.
Ne e kemi titulluar samitin “Përmes rrënjëve lartësohemi”. Kjo është e vërteta, rrënjët e tyre janë këtu, por rrënjët e tyre i kanë edhe atje. Fëmijët e tyre i kanë atje, interesat e tyre i kanë atje, dhe ne duam që këto rrënjë të forcohen përmes gjuhës, identitetit dhe sesi të ndikojnë për integrimin europian.
Ky është qëllimi, një angazhim i diasporës në funksion të mbështetjes së ambicies tonë për të futur Shqipërinë në BE.
Këta njerëz që jetojnë atje kanë lidhjet e tyre shoqërore dhe duam që miqtë e tyre ti përdorim në këtë funksion. Tirana do të bëjë një regjistër të qartë se kush është kush ku”, u shpreh Hoxha.
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta