Ministri Hoxha në Durrës: Të rinjtë, shtylla kryesore e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së

7 Prill 2026 | 19:55

Ministri i Integrimit, Hoxha, zhvilloi një takim me studentë dhe nxënës në qytetin e Durrësit, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të të rinjve në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Në kuadër të turit “BE dhe Ti: Europa Fillon Këtu”, ministri Hoxha së bashku me kolegen APirdeni u takuan me të rinjtë e Gjimnazit “Naim Frashëri” dhe studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Gjatë takimit, studentët shprehën pyetje dhe ide mbi reformat e pritshmëritë për Shqipërinë në BE, si dhe rolin që mund të luajnë ata në ndërtimin e një shoqërie moderne dhe europiane.

“Diskutimet me të rinjtë janë gjithmonë frymëzuese. Pyetjet e tyre të menduara treguan pjekuri, qartësi dhe ambicie,” u shpreh ministri Hoxha në një postim në X, duke theksuar se energjia dhe vizioni i të rinjve është një garanci për të ardhmen europiane të vendit.

Takimi në Durrës konfirmoi se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pandashme nga angazhimi dhe pjesëmarrja aktive e brezit të ri, një element kyç për avancimin e reformave dhe konsolidimin e imazhit ndërkombëtar të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026