Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta trajneri legjendar Mircea Luçesku

7 Prill 2026 | 20:34

Trajneri rumun Mircea Luçesku është ndarë nga jeta sot, në moshën 80-vjeçare, në Spitalin Universitar të Urgjencës në Bukuresht.

Ish-trajneri i ekipit kombëtar rumun ishte shtruar në spital që prej 29 marsit, pasi u sëmur teksa ishte në grumbullim me përfaqësuesen e Rumanisë në kampin stërvitor të Mogosoaias. Ai kishte qenë në pankinë në ndeshjen e play-off-it të Botërorit ndaj Turqisë. Të dielën e kaluar, ai u transferua në repartin e terapisë intensive pas një infarkti akut të miokardit.

“Spitali i Urgjencës Universitare i Bukureshtit njofton se sot, të martën, 7 prill 2026, rreth orës 20:30 (ora lokale), z. Mircea Luçesku u shpall i vdekur”, thuhej në njoftimin e spitalit.

Mircea Luçesku ishte një nga trajnerët dhe lojtarët më të suksesshëm rumunë në futboll, si dhe i pari që kualifikoi ekipin kombëtar për një Kampionat Europian, në vitin 1984.

Ai ishte trajneri i tretë me më shumë trofe të fituar në karrierë, plot 35 të tillë, duke u renditur pas Aleks Ferguson dhe Pep Guardiola.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026