Starmer niset drejt Lindjes së Mesme për të diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit

8 Prill 2026 | 10:08

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka udhëtuar të mërkurën drejt Gjirit për të zhvilluar bisedime me liderët rajonalë, në përpjekje për t’u siguruar që Ngushtica e Hormuzit të hapet përgjithmonë pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, njoftoi zyra e tij.

“E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur gjatë natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën”, tha Starmer në një deklaratë.

“Së bashku me partnerët tanë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim, për ta kthyer atë në një marrëveshje afatgjatë dhe për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit”, shtoi ai.

Starmer, i cili është kritikuar ashpër nga presidenti amerikan Donald Trump për mosmbështetjen e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ka organizuar takime shumëkombëshe për të diskutuar se si aleatët mund ta mbështesin rihapjen e kësaj ngushtice jetike, e cila është thelbësore për tregtinë e naftës dhe gazit.

Starmer do të diskutojë përpjekjet diplomatike për të “mbështetur dhe ruajtur armëpushimin me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit dhe mbrojtjen e ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj globale nga kërcënime të mëtejshme”, thuhet më njoftim.

Vizita në rajon ishte planifikuar para shpalljes së armëpushimit.

Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, gjithashtu bisedoi të martën me homologun e saj amerikan, Marco Rubio, ku diskutuan masa diplomatike për të siguruar rihapjen e Ngushticës, përfshirë takimin e udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar javën e kaluar, i cili mblodhi mbi 40 vende për të diskutuar këtë çështje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026