VIDEO/ Thyente masën e arrestit dhe kryente vjedhje në Tiranë, në pranga 26-vjeçari

8 Prill 2026 | 10:05

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se, edhe pse ishte nën masën e arrestit në shtëpi për dhunë në familje, dilte nga banesa dhe kryente vjedhje. Sipas policisë, vetëm gjatë muajit prill ai ka kryer 6 vjedhje dhe tentativa vjedhjeje.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive në kuadër të operacionit “Penaliteti”, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve dhe administratorëve të subjekteve për vjedhje të pronës dhe pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të këtyre veprave, shtetasin Agustjan Hyka, 26 vjeç.

“Nga hetimet dyshohet se 26-vjeçari Hyka, gjatë muajit prill 2026, ka vjedhur shuma parash dhe produkte në 4 subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë dhe në një subjekt. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026