Tentoi të rrëmbejë një grua në gjendje të dehur, kapet 32-vjeçari në Elbasan
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili akuzohet se tentoi të merrte me forcë një 39-vjeçare në automjet, të cilën kishte prej një viti e gjysmë që e përndiqte.
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve në ambientet e jashtme të një karburanti në Librazhd, Policia e Elbasanit shkoi menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Insistimi”, u konstatua se shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë, kishte tentuar të merrte me forcë një 39-vjeçare në automjet. Më pas, ai kishte goditur me grushte shtetasin që e shoqëronte këtë shtetase dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Falë veprimeve të shpejta operacionale, 32-vjeçari u kap në hyrje të qytetit të Elbasanit ndërsa pas verifikimeve, rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Në përfundim, janë sekuestruar automjeti dhe celulari i tij ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni