Ramush Haradinaj i drejton tri pyetje publike kryeministrit Kurti mbi Asociacionin
Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj vazhdon të kundërshtojë qasjen e ndjekur nga ana e kryeministrit Albin Kurti mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Për këtë, z. Haradinaj i ka drejtuar tri pyetje publike shefit të qeverisë, ku i kërkon atij të japë shpjegime konkrete në lidhje me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Kryeministër, ndalo mashtrimin me dialog!Tri pyetje kërkojnë përgjigje nga ju e që kanë të bëjnë me Asociacionin. E para: a jeni kundër Asociacionit, apo jeni kundër Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës? Pyetja e dytë: A keni propozuar Asociacion gjeografik, ç’ka nënkupton ai dhe a është në bazë të Kushtetutës së Kosovës”, shkruan Haradinaj.
Mes shqetësimeve të ngritura, z. Haradinaj kërkon nga z.Kurti t’u shpjegojë qytetarëve nëse ka propozuar Asociacion gjeografik dhe se çfarë përfaqëson ky term për interesin e Kosovës.
“Dhe pyetja e tretë: nëse keni propozuar Asociacion gjeografik, atëherë na trego pse ky Asociacion është më i mirë sesa Asociacioni në bazë të Kushtetutës së Kosovës të cilin e përkrah edhe Amerika edhe BE-ja? Jepi përgjigjet e sakta, ndale mashtrimin”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri i Kosovës.
Takimi i z. Kurti në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiç ka marrë kritika të forta nga njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.
Njëri prej zërave kritikë ka qenë ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, e cila në një intervistë për Balkan Talks në Euronews Albania është shprehur se z. Kurti duhet të kishte kërkuar njohjen nga Serbia, në kushtet kur edhe presidenti i SHBA Joe Biden ka kërkuar, që dialogu mes dy vendeve të përmbyllej me njohje reciproke.
Sipas saj, kjo rrethanë e favorshme nuk u shfrytëzua siç duhet nga ana e palës kosovare.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë