Nis seanca plenare, Braçe interpelancë me ministrin e Bujqësisë, shkon me qese ushqimesh

9 Prill 2026 | 10:19

Ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë seanca e radhës plenare. Në rendin e ditës parashikohet një interpelancë e kërkuar nga deputeti Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Pak para nisjes së seancës në Kuvend, deputeti Erion Braçe ka shkuar në parlament me një qese ushqimesh me vete.

Po ashtu, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetes Erisa Xhixho në një seancë pyetje–përgjigje.

Në planin legjislativ, deputetët do të shqyrtojnë ndryshime në ligjin për portet turistike, si dhe amendime në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ndërkohë, pritet debat edhe për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare. Njëri lidhet me kontrollin e investimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar në infrastrukturë, ndërsa tjetri synon verifikimin e veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), me theks te siguria kibernetike dhe mbrojtja e të dhënave.

Në rend dite është përfshirë edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si dhe diskutime për çështje jashtë axhendës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026