“Po shkelen parimet e bashkëjetesës në Kuvend”, Balla-Tabakut: I pranojmë propozimet, por jo me dhunë 

9 Prill 2026 | 10:44

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend pati një debat me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun, e cila tha se në Konferencën e Kryetarëve nuk ishte rënë dakord për kalendarin, sepse mazhoranca propozoi të prezantohen edhe ndryshimet e rregullores pas zbardhjes nga Gjykata Kushtetuese.

“Në Konferencën e Kryetarëve nuk ramë dakord për kalendarin sepse mazhoranca propozoi të prezantohen edhe ndryshimet e rregullores pas zbardhjes nga Kushtetuesja. Mazhoranca na njoftoi se pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të zbardhet. Ne nuk dimë çfarë informacioni ka mazhoranca që ne nuk e kemi. Dua të njoftoj që ndryshimet e rregullores që PD i ankimoi në GJK, vendimi i Kushtetueses i dha të drejtë opozitës për shkeljet dhe këto janë rasti më flagrant që rregullat në këtë parlament janë shkelur me dy këmbë”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj ndryshimet e njëanshme që marrin hapësirën e opozitës dhe nuk kalojnë një proces konsultimi, shkelin parimet e bashkëjetesës në Kuvend.

Pas kësaj, Balla iu përgjigj Tabakut duke i thënë se ajo nuk ka qëndruar në Konferencën e Kryetarëve dhe është larguar pa ditur se çfarë është diskutuar.

“Në Konferencën e Kryetarëve nuk kemi diskutuar kurrsesi për propozime për ndryshime të rregullores së Kuvendit. Ndërkohë kemi diskutuar vetëm për detyrimin që ka Kuvendi që menjëherë Gjykata Kushtetuese të zbardhë vendimin e saj. Citoj këtu se Gjykata Kushtetuese është në shkelje të ligjit të vet, sepse sipas datës ajo duhet të kishte zbardhur vendimin e vet. Ndërkohë ne nuk kemi hyrë fare tek pjesa e propozimeve për ndryshime të rregullores.

Kemi rënë dakord për procesverbalin, ti zonjë ke ikur nga salla dhe nuk ke qenë prezent. Sa i përket çështjes për nocionin për debat, nuk ka pasur vërejtje dhe e di që ke ardhur këtu dhe thua se qeveria shqiptare nuk ka raportuar fare sa i përket procesit për integrimin në BE.

Ja ku i keni të katër raportet sa i përket nenit 19 të raportit tek komisioni sot për Europën dhe Punë të Jashtme, qeveria e ka bërë këtë pjesë. Natyrisht do të vijmë edhe tek pjesa që lidhet me këtë debat dhe diskutimin në Konferencën e Kryetarëve me propozimin, për të cilin nuk kemi pasur dakordësi. Këtu duhet të jemi të qartë. Unë kam thënë në Konferencë se në datën 7 ose 14 maj, ndërkohë ju thoni që e doni menjëherë, ndaj duhet të votohet.

Ne jemi të gatshëm të miratojmë edhe juve propozimet, por jo me forcë dhe as me dhunë. Nëse doni që të vini, t’i prezantoni, t’i negocioni, ti diskutojmë dhe të vijmë t’i miratojmë”, u shpreh Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026