Pse u fshi postimi që njoftoi bisedimet Iran-SHBA? Vjen sqarimi zyrtar nga Islamabadi

9 Prill 2026 | 15:00

Ambasada iraniane në Pakistan ka reaguar zyrtarisht pas konfuzionit të krijuar sot, duke deklaruar se njoftimi për mbërritjen e delegacionit iranian ishte një “gabim i kohës”.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ambasadori i Iranit në Pakistan, Reza Amiri Moghadam, publikoi një postim ku njoftonte mbërritjen e një delegacioni të nivelit të lartë në Islamabad për të nisur bisedimet e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, postimi u fshi vetëm pak minuta më vonë, duke nxitur spekulime për një dështim të mundshëm të takimit.

Sqarimi i Ambasadës
Një zyrtar i ambasadës iraniane në Islamabad, në një prononcim për agjencinë e lajmeve AFP, pranoi se mesazhi ishte dërguar para kohe.

“Postimi u hoq për shkak të disa çështjeve teknike dhe protokollare. Sa i përket kohës – ne nuk duhej ta dërgonim atë mesazh në atë moment,” u shpreh zyrtari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026