Vodhi një çantë në një pub në Angli, brenda ishte një vezë Faberge me vlerë 2.2 mln paund! Arrestohet 29-vjeçari
Një 29-vjeçari vodhi një çantë dore dhe më pas zbuloi se brenda saj ishte një vezë Fabergé me smerald dhe një set orësh me vlerë deri në 2.2 milionë paund. Enzo Conticello mori çantën e Rosie Dawson të cilën ajo e kishte vendosur midis këmbëve në tokë në një pub në qendër të Londrës më 7 nëntor 2024.
Artikujt e Fabergé ishin në çantën e saj pasi i kishte marrë për t’i ekspozuar në një aktivitet pune më herët atë mbrëmje.
Conticello u dënua në Gjykatën e Kurorës në Southwark pasi u deklarua fajtor për tre akuza për mashtrim me anë të paraqitjes së rreme dhe një akuzë për vjedhje në një seancë të mëparshme dëgjimore.
Conticello u arrestua për vepra të ndryshme vjedhjeje në Belfast në nëntor 2025, më shumë se një vit pas vjedhjes së çantës së dorës, dhe më pas u lidh me krimin e vitit 2024.
Duke e dënuar atë me dy vjet e tre muaj burg, vjedhja u cilësua oportuniste dhe se shkaktoi shqetësim dhe stres për Dawson dhe kompaninë e saj. Policia po vazhdon kërkimin dhe gjetjen e vezës.
Parlamenti irlandez voton për heqjen e pritjes tre-ditore për abort
Kaja Kallas reagon pas deklaratës së ministrit izraelit për ndërprerje kontaktesh
The Guardian: Policia franceze autorizohet të përdorë topa uji kundër azilkërkuesve
- 15:31 Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit
- 15:26 Parlamenti irlandez voton për heqjen e pritjes tre-ditore për abort
- 15:20 “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
- 15:19 Pezeshkian: Marrëveshja me SHBA, një mesazh nga një Iran i fortë
- 15:16 I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
- 15:15 Deputetët e PD bllokojnë foltoren, kalohet në votim rendi i ditës pa diskutim. Ndërpritet seanca për 5 minuta