Gonzato takon Lapaj dhe Qorrin: Çdo votë e hedhur duhet të ketë peshë, Reforma Zgjedhore me rëndësi

9 Prill 2026 | 19:02

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar këtë të enjte takime me përfaqësues të forcave të reja politike, duke vënë theksin tek rëndësia e pluralizmit dhe një sistemi zgjedhor të drejtë.

Në një postim publik, Gonzato bën të ditur se ka zhvilluar biseda me Adriatik Lapaj nga nisma “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qorri nga “Lëvizja Bashkë”, ku, sipas tij, është rënë dakord se një demokraci funksionale ndërtohet mbi përfshirjen e zërave të ndryshëm politikë.

Ambasadori nënvizon gjithashtu rëndësinë e barazisë së votës dhe të reformës zgjedhore, si elemente kyçe për rritjen e besimit të qytetarëve dhe përfaqësimin e drejtë në parlament.

Postimi i plotë i ambasadorit Silvio Gonzato:

“Biseda të vlefshme sot me Adriatik Lapajn e #ShqipëriaBëhet dhe Arlind Qorrin e #LëvizjaBashkë, ku ramë dakord se një demokraci e shëndetshme ndërtohet mbi pluralizmin. Bashkëjetesa e zërave të ndryshëm politikë ndihmon në pasqyrimin e vetë strukturës së shoqërisë, siguron përfaqësim të drejtë dhe rrit besimin e publikut. Çdo votë e hedhur duhet të ketë të njëjtën peshë, në mënyrë që rezultatet zgjedhore të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve. Prandaj reforma zgjedhore ka rëndësi. Një kuadër zgjedhor i drejtë dhe transparent siguron që përfaqësimi në parlament të pasqyrojë zgjedhjet e votuesve. Ai fuqizon qytetarët, nxit pjesëmarrjen dhe forcon llogaridhënien.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026