Ivanka Trump rrëfen e prekur të pathënat, nga vdekja e nënës te antentati i babit

10 Prill 2026 | 13:21

Në një rrëfim emocional, Ivanka Trump ka folur për momentet më të vështira të jetës së saj, duke prekur humbjen e nënës, sfidat shëndetësore të bashkëshortit dhe përvojën tronditëse të atentatit ndaj të atit, presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë një interviste në podcastin “Ditari i një CEO”, 44-vjeçarja nuk arriti të mbante lotët teksa kujtonte nënën e saj, Ivana Trump.

“Nëna ime më mësoi të jap maksimumin në çdo gjë që bëj”, u shpreh ajo mes emocionesh, duke shtuar se ajo kishte jetuar një jetë të lumtur.

Ivanka Trump foli gjithashtu për ndikimin e madh që ka pasur humbja e një prindi, sidomos në mënyrë të papritur, duke e lidhur këtë edhe me periudhën e COVID-19, që sipas saj i ka privuar familjet nga shumë momente të çmuara.

Me të njëjtin emocion, ajo përmendi edhe gjyshen e saj, Marie Zelníčková, me të cilën jeton aktualisht në Florida, duke e cilësuar si një figurë të dashur dhe të pazëvendësueshme për familjen.

Në intervistë, Ivanka ndau edhe sfidat shëndetësore të bashkëshortit të saj, Jared Kushner, i cili është përballur dy herë me kancer në tiroide. Ajo tregoi se kjo periudhë, së bashku me humbjen e nënës, e shtyu të kërkonte ndihmë përmes psikoterapisë.

“Sapo isha larguar nga Uashingtoni. Jaredit iu diagnostikua kanceri i tiroides për herë të dytë dhe më pas nëna ime vdiq“, tregoi ajo mes lotësh.

Një tjetër moment emocionues ishte kujtimi i atentatit ndaj të atit në Butler, Pennsylvania në korrik 2023. Ivanka tregoi se e kishte ndjekur ngjarjen në kohë reale nga një klub golfi në Neë Jersey, duke përjetuar frikë dhe ankth për jetën e tij. Megjithatë, ajo u shpreh se kishte ndjerë menjëherë se ai do të ishte mirë.

Ajo zbuloi gjithashtu se ka zgjedhur të falë autorin e sulmit, Thomas Crooks, duke theksuar se “falja është e vështirë, por e domosdoshme”. Në përfundim, Ivanka Trump nënvizoi se përvojat e saj i kanë mësuar të mos marrë asgjë si të mirëqenë në jetë, duke theksuar vlerën e çdo momenti me familjen dhe të dashurit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026