Ministri i Drejtësisë: Sistemi nuk duhet të dënojë dy herë për të njëjtën vepër
Gjykata Kushtetuese dhe Dhoma Kombëtare e Avokatëve zhvilluan një konferencë, ku u diskutua një nga parimet themelore të së drejtës penale, që ndalon gjykimin ose dënimin e dyfishtë për të njëjtën vepër penale.
Në thelb, ky parim garanton që një person nuk mund të ndiqet apo të dënohet më shumë se një herë për të njëjtën çështje, nëse për të ekziston një vendim përfundimtar gjyqësor.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fjona Papajorgji, theksoi se ky parim nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën si zbatohet ligji, por me garantimin që askush të mos përballet dy herë me drejtësinë për të njëjtën vepër. Ajo vuri në dukje se sfida të rëndësishme lindin sidomos kur ndërthuren vendimet dhe procedurat e juridiksioneve të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Në një kohë kur sistemet juridike ndërveprojnë gjithnjë e më shumë mes tyre, sfidat që lidhen me interpretimin dhe zbatimin e këtij parimi bëhen edhe më komplekse, veçanërisht në kontekstin e ndërthurjes së juridiksioneve kombëtare dhe atyre ndërkombëtare. Në këtë kuadër, rëndësia e këtij forumi qëndron jo vetëm në analizën teorike të standardeve kushtetuese, evropiane dhe ndërkombëtare, por edhe në trajtimin konkret të problematikave që hasen në praktikën gjyqësore, si dhe në identifikimin e rrugëve për një qasje më të unifikuar në zbatimin e ligjit”, u shpreh Papajorgji.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu shpreh se askush nuk duhet të dënohet dy herë për të njëjtën vepër penale dhe se gjykatat duhet ta interpretojnë këtë rregull në përputhje me standardet europiane.
Ky parim është i parashikuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë, si një garanci për mbrojtjen e të drejtave të individit në procesin penal.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta