Festivali Rajonal në Gjirokastër, nxënësit prezantojnë ide në teknologji, mjedis dhe sipërmarrje
Në Gjirokastër është çelur Festivali Rajonal i Kompanive të Nxënësve, me pjesëmarrje të gjerë nga e gjithë vendi. Në këtë aktivitet, 240 nxënës gjimnazistë nga 40 shkolla prezantuan ide inovative në sipërmarrje, teknologji dhe mjedis.
Festivali u krijoi mundësinë të rinjve pjesëmarrës të promovonin talentin e tyre në fusha të ndryshme, si teknologjia, mbrojtja e mjedisit dhe mbështetja sociale, përmes projekteve konkrete dhe ideve për zhvillim biznesi.
“Ne kemi organizuar një website ku kemi vendosur të bëjmë evente për adoleshentët si për orientimin e karrierës së tyre ashtu edhe evente argëtuese me njëri-tjetrin”, thotë një nga pjesëmarrëset.
“Ideja jonë është një aplikacion që synon të ndihmojë personat me vështirësi në shikim duke u bërë atyre përshkrimin e filmave ose aplikacioneve të ndryshme me zë në gjuhën shqipe. Gjithashtu ne e mundësojmë me një asistent IA, i cili i ndihmon për të përshkruar dhe për të dhënë sa më shumë detaje”, thotë një nga djemtë pjesëmarrës.
Vajza me syza: “Produkti ynë është një pajisje që monitoron dioksidin e karbonit në ambiente të mbyllura. Nëse rritet niveli i dioksidit të karbonit, ju vjen menjëherë sinjalizimi në telefon dhe më pas ambienti pastrohet”, thotë një vajzë tjetër pjesëmarrëse.
“Provimi i tyre janë produktet e sotme, provimi i tyre janë raportet që ndërtojnë njësoj si një kompani e vërtetë dhe kjo i shërben shumë, sepse ata bëjnë praktikë me atë që ne i kërkojmë kur i marrim në punë, përvojën e punës. Një i ri të fillojë të ndjejë përgjegjësinë e biznesit, të mësojë hapat e biznesit dhe të dështojë sa më herët në shkollë të mesme, aq më i aftë është për botën e punës”, thotë Blerina Guga, Organizatore e Festivalit.
Përgjatë këtij viti, në Gjirokastër janë zhvilluar aktivitete të shumta ku të rinjtë kanë prezantuar talentin dhe aftësitë e tyre në fusha të ndryshme të shkencës dhe artit.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta