Fundjavat sportive në Gjirokastër, rritet interesi i të rinjve, shkëputen nga telefoni

12 Prill 2026 | 16:16

Aktivitetet sportive të cilat organizohen gjatë fundjavave në Gjirokastër tërheqin interesimin në rritje të fëmijëve dhe të rinjve. Në mjediset e Pallatit të Sportit të qytetit organizohen kampionate në sporte të ndryshme të cilat ndiqen me interes. Trajnimet në sporte të tilla si: basketbolli, volejbolli, badmintoni ndiqen me dëshirë nga fëmijët dhe të rinjtë si një mundësi e mirë për kalimin e fundjavës.

“Kam 3 muaj që e kam sjellë këtë lojë këtu në Gjirokastër dhe siç e shikoni fëmijët e pëlqejnë vijnë luajnë me dëshirë, ndërsa luajnë për herë të parë dëshirojnë të rikthehen sërish, është lojë e bukur”, tha Valter Lani, trajner i sportit të badmintonit

“Në fillim kam ardhur për të parë shokët dhe shoqet e mi sesi luhet por pastaj më pëlqeu shumë dhe fillova të mësoja pak e nga pak, më ka larguar nga telefoni sepse kam qëndruar për orë të tëra duke parë celularin dhe më ka zhvilluar,është shumë lojë argëtuese”, tha një nga vajzat pjesëmarrëse.

“Më pëlqen të merrem me sport se më largon nga telefoni, është shumë gjë e bukur dhe vijmë çdo fundjavë”, tha i riu.

“Është shumë gjë e mirë, aq më tepër në këto kohë që jetojmë tani që fëmijët, merren vetëm me celular në shtëpi, nuk dalin fare nga shtëpia sporti është një aktivitet shumë i mirë dhe për mendjen dhe për shëndetin fizik, kështu që është gjëja më e mirë për një fëmijë të zhvillohet nëpërmjet sportit”, u shreh Vladimir Lani, prind i një prej fëmijëve.

Ushtrimi nëpërmjet sporteve të ndryshme i ndihmon fëmijët dhe të rinjtë për një fizik të shëndetshëm dhe mendje të hapur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar

Emisioni “Njerëzit e Fshatit” në Euronews Albania, me gazetarin Xhensil Shkëmbi, udhëtoi këtë javë në Fravesh, Pashkashesh dhe Kllojkë, tre fshatra të qarkut të Tiranës...
17:17 | 28/06/2026

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur...
15:54 | 28/06/2026

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026