Stilistja Zajmi analizon maninë e shqiptarëve për veshjet e shtrenjta
Stilistja Anila Zajmi e folur në emisionin “Interview” me Mirela Milorin ka folur lidhur me moden dhe stilen e vendeve evropiane si dhe të shqiptarëve. Duke marrë shembull vende si Italia, Gjermania dhe Franca, Zajmi u shpreh se që në shikim te parë mund të pikasen shijet e mira të modës.
Ajo ndër të tjera theksoi se që me pamjen e parë mund të kuptohet një person i pasur i cili vishet me marka dhe një person tjetër me një nivel mesatar.
Sipas saj të pasurit preferojnë të kenë më pak logo në veshjet e tyre për të treguar personalitetin e tyre dhe se vishen thjesht duke i vënë rëndësi materialit. Sa i përket shqiptarëve, ajo theksoi se preferojmë të dukemi me pamjen tonë të cilën e cilësoi si potente.
“Për të qenë brenda t’i vesh, blen një markë për të thënë që unë jam nga ana ekonomike shumë mirë, ndërkohë që mund të vishesh edhe thjeshtë me pak, por duhet të kesh stil. Dhe që të jesh me stil duhet të afrohesh me profesionistët e vërtetë.
Kështu që ose duhet ta kesh të trashëguar nga familja, kulturë ose domethënë janë disa elementë. Po marka për mendimin tim është thjesht një mbulim i disa gjërave që ti nuk ke personalitetin tënd. Sigurisht që është shumë mirë që të blesh markë. Marka ka disa gjëra që ti je i qetë sepse e di shumë mirë se çfarë materiali është.
Për shembull në Gjermani ishin shumë të thjeshtë njerëzit, por ti e kupton se kush është i pasur dhe kush është me një mesatar. Të pasurit vishen thjeshtë fare, kanë materiale shumë të mira, pa shumë logo sepse ruajnë atë personalitetin e tyre.
Për shembull po them në Itali, italianët vishen bukur. Në Francë ndjen më shumë të zezën. Ne shqiptarët jemi potent pavarësisht se shpesh herë edhe gabojmë, por prapë jemi potent. Na pëlqen të dukemi, dukja”, tha ajo ndër të tjera.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.