Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

19 Qershor 2021 | 19:45

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës.

Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të vendosur mirë dhe të rrezikshëm në kundërzbritjet e tyre. Francezët e patën të vështirë që të gjenin hapësira në pjesën e parë megjithatë i patën mundësitë e tyre me Mbappe, Grizman e Benzema të cilët ishin një rrezik konstant.

Në minutat shtesë, skuadra hungareze arriti që të shfrytëzonte një zbritje të shpejtë, që u finalizua nga Attila Fiola, i cili ngriti peshë të gjithë tifozët që ndodheshin në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.

Në pjesën e dytë skuadra e Dechampes e rriti presionin, por nuk e pati aspak të lehtë që të gjente golin. Rezistenca e Hungarisë zgjati deri në minutën e 66-të, me Grizzman që shënoi golin e barazimit.

Në vijim Hungaria u mbrojt mjaft mirë dhe nuk doli duarbosh nga kjo sfidë e tani ëndërron për një mundësi për të kaluar më tej. Franca në anën tjetër ndalet pas fitores me Gjermaninë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021