Qipro reagon pas deklaratave të ministrit turk: Mashtrime, synojnë të shkaktojnë tensione
Nikozia ka reaguar lidhur me deklaratat e Ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan për një bashkëpunim mes Qipros dhe Greqisë me Izraelin. Qipro ka hedhur poshtë pretendimet për një rol destabilizues në rajon.
Në deklaratë, ministria e Jashtme Qipriote thekson se ajo e kryen politikën e saj të jashtme në mënyrë konsistente, duke vepruar si një anëtar i besueshëm dhe i dobishëm i bashkësisë ndërkombëtare, si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe si pjesë e rajonit më të gjerë të Mesdheut Lindor.
Nikozia thekson se Ankaraja vazhdon të pushtojë në mënyrë të paligjshme territorin sovran evropian, duke mbajtur dhjetëra mijëra ushtarë në një pozicion ofensiv. Qipro hodhi poshtë deklaratat dhe pretendimet e Fidan duke shtuar se synon të shkaktojë tension.
“Republika e Qipros ndjek politikën e saj të jashtme në mënyrë të vazhdueshme dhe vepron si një anëtare e dobishme e bashkësisë ndërkombëtare, si Shtet Anëtar i BE-së dhe si pjesë e rajonit më të gjerë.
Republika e Qipros nuk ka mendime revizioniste dhe as aspirata për hegjemoni rajonale. Këto shqetësojnë të tjerët që përpiqen, për arsyet e tyre, të provokojnë dhe të krijojnë përshtypje në një periudhë kritike rajonale.
Duke injoruar faktin se është vetë Turqia që pushton në mënyrë të paligjshme territorin sovran evropian. Me dhjetëra mijëra ushtarë në një qëndrim ofensiv. Prandaj, deklaratat dhe akuzat e fundit mashtruese, të cilat i shërbejnë qëllimeve të fshehta të fqinjit dhe synojnë të shkaktojnë tension, hidhen poshtë”, thuhet në reagim.
Spiunazh për Kinën, dënohen me burg dy persona në Britani
Parlamenti irlandez voton për heqjen e pritjes tre-ditore për abort
Kaja Kallas reagon pas deklaratës së ministrit izraelit për ndërprerje kontaktesh
- 15:43 Spiunazh për Kinën, dënohen me burg dy persona në Britani
- 15:31 Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit
- 15:26 Parlamenti irlandez voton për heqjen e pritjes tre-ditore për abort
- 15:20 “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
- 15:19 Pezeshkian: Marrëveshja me SHBA, një mesazh nga një Iran i fortë
- 15:16 I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama