Irani kërkon kompensim nga vendet arabe për sulmet SHBA-Izrael
Irani ka kërkuar kompensim nga pesë vende arabe, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Katarin dhe Jordaninë, duke i akuzuar ato për përfshirje në sulmet e përbashkëta amerikano-izraelite kundër territorit iranian.
Në një letër të dërguar të hënën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe Presidentit të Këshillit të Sigurimit, Jamal Fares Alrowaiei, përfaqësuesi i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, deklaroi se këto shtete kanë “shkelur detyrimet ndërkombëtare” duke lehtësuar, sipas tij, sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Ai theksoi se vendet në fjalë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të paguajnë kompensim për dëmet dhe humbjet e shkaktuara gjatë konfliktit.
Tensionet në rajon u rritën ndjeshëm pas sulmeve të përbashkëta të nisura nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli më 28 shkurt, të cilat shkaktuan mijëra viktima mes të vrarëve dhe të plagosurve.
Si kundërpërgjigje, Irani ndërmori sulme ndaj objektivave në Izrael, Irak, Jordani dhe vende të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane. Një armëpushim dyjavor u shpall javën e kaluar, duke sjellë një qetësim të përkohshëm të situatës.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania