Vodhën një biznes në fshatin Batër të Matit, kapen dy autorët, bashkëpunëtori në kërkim
Policia e Matit , pas njoftimit për një rast vjedhjeje në një biznes në fshatin Batër, kanë nisur hetimet duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat u arrestuar: M.H., 30 vjeç; Y.P., 31 vjeç, banues në Burrel, si dhe u shpall në kërkim shtetasi K.N., 23 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi mallrash në një subjekt tregtar.
Gjatë operacionit u gjet dhe u sekuestrua një sasi malli e kallëzuar si e vjedhur, një automjet i përdorur në ngjarje, 1 aparat celular, 1 bajonetë metalike, 1 dorezë metalike, si dhe veshjet e autorëve që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore