Policia franceze ndalohet të kontrollojë pallatin e Macronit në hetimin e kontratave të Panteonit

15 Prill 2026 | 22:39

Presidenca franceze refuzoi të martën të lejojë hetuesit të hyjnë në Pallatin Elysee si pjesë e një hetimi mbi kontratat që lidhen me ceremonitë përkujtimore, duke përmendur imunitetin që gëzon Presidenti francez Emmanuel Macron, shkruan Politico.

Hetuesve që u paraqitën para Pallatit Elize nuk iu dha leja për të hyrë, tha një zyrtar i presidencës franceze i cili foli në kushte anonimiteti për arsye protokolli.

“Hetuesve u është thënë se dokumentet që kanë të bëjnë me personelin e Pallatit Elize, të cilat nuk lidhen me detyrat zyrtare të presidentit dhe për këtë arsye mund të ofrohen, do të ofrohen me kërkesë”, tha një zyrtar i Pallatit Elize.

Sipas njoftimit të prokurorit financiar kombëtar Pascal Prache, kërkimi i pasuksesshëm u krye si pjesë e hetimit mbi kontratat për organizimin e ceremonive përkujtimore.

Punonjësit e presidencës u thanë hetuesve se nuk mund të kontrollonin Pallatin Elize sepse ambientet janë nën imunitet presidencial, sipas deklaratës.

Hetuesit po hetonin dyshimet për korrupsion, ushtrim ndikimi dhe konflikt interesi në lidhje me organizimin e ceremonive përkujtimore në Panteon në Paris, sipas prokurorëve.

Panteoni është një mauzole ku prehen eshtrat e figurave të mëdha franceze , dhe në vitet e fundit individë të shquar si këngëtarja franko-amerikane Josephine Baker janë përfshirë në të.
Sipas gazetës franceze Le Canard Enchaîné, e cila raportoi e para lajmin për tentativën e kontrollit në Pallatin Elize, hetuesit po hetonin pse firmës “Shortcut Events” iu dhanë vazhdimisht kontrata për të organizuar ceremoni në Panteon. Sipas gazetës, çdo ceremoni kushtoi dy milionë euro.

Hetuesit thuhet se po hetojnë lidhjet midis Shortcut Events dhe Center des monuments nationaux , institucionit francez që menaxhon trashëgiminë e gjerë historike të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lisi 1200-vjeçar i Robin Hood thahet në pyllin Sherwood, shkak vizitorët e shumtë dhe temperaturat e larta

Një pemë lisi e lashtë në pyllin Sherwood në Nottinghamshire të Anglisë, e lidhur me legjendën e Robin Hood-it është tharë për shkak të rritjes së vizitorëve në zonë. “Lisi i Madh”...
17:58 | 18/06/2026

Ministri polak i Mbrojtjes: Pentagoni i hapur ndaj ofertës së Polonisë për të strehuar një bazë të përhershme amerikane

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është i hapur ndaj ofertës së Polonisë për të pritur një prani të përhershme ushtarake amerikane në territorin e saj,...
17:45 | 18/06/2026

Vrasja e karikaturistit rus në Poloni, arrestohet autori i dyshuar. Vijojnë hetimet

Policia polake ka arrestuar një burrë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e karikaturistit rus Robert Kuzovkov. I dyshuari përdorte një pasaportë gjeorgjiane. Autoritetet po punojnë...
17:37 | 18/06/2026